Haradinaj takohet me Djukanovic, bisedojnë për integrimin evropian
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në margjina të Konferencës për Ekonomi në Budva, ka takuar presidentin e Malit të Zi, Milo Djukanovic.
Haradinaj dhe Djukanovic kanë biseduar për integrimin evropian, bashkëpunimin rajonal dhe tema në interes të të dyja vendeve.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Në margjina të Konferencës për Ekonomi në Budva, takova Presidentin e Malit të Zi, Milo Djukanovic, me të cilin biseduam për integrimin europian, bashkëpunimin rajonal dhe tema të interesit të përbashkët për të mirën e dy vendeve tona.
RH