75 Mall Live Search
12:55 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / MSH

Haradinaj takohet me drejtorin për Evropë të Institutit Ndërkombëtar Republikan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim drejtorin e Divizionit për Evropë i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), Paul McCarthy.

Haradinaj ka thënë se mbështetja e IRI-së, mbetet e nevojshme për konsolidimin e mëtejmë të demokracive në vendet ku vepron dhe fuqizimin në partneritetet rajonale.

“Prita në selinë qendrore të Aleancës, z. Paul McCarthy, Drejtor i Divizionit për Evropë i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), me ç’rast patëm rastin të zhvillojmë një diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet politike si dhe për bashkëpunimin që e kemi tash e një kohë”.

“Mbështetja e IRI-së, mbetet e nevojshme për konsolidimin e mëtejmë të demokracive në vendet ku vepron dhe fuqizimin në partneritetet rajonale”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

Haradinaj ka falenderuar drejtorin McCarthy për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

“Shpreha falënderimin për mbështetjen e drejtorit McCarthy dhe për bashkëpunimin e ngushtë që zyra e IRI në Kosovë e ofron për të mbështetur zhvillimin e partive politike”, është shprehur Haradinaj.