75 Mall Live Search
12:12 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Haradinaj takohet me Kosnett, paraqet nevojën për marrëveshje finale që rezulton me njohje nga Serbia

Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Haradinaj tha se gjatë këtij takimi bëri me dije se është i mirëseardhur dhe i nevojshëm aktivizimi i ShBA-ve në dialog.

Tutje ai tha se ShBA-të nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si palë sepse sipas Haradinajt orientimet në politikë të jashtëm kanë kahje të kundërta, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Prita në takim Ambasadorin e SHBA-ve Z. Philip Kosnett ku diskutuam për vizitën time ne SHBA dhe takimet atje.

Ambasadorit Kosnett i thash se është i mirëseardhur dhe i nevojshëm aktivizimi i SHBA-ve në dialog. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si palë sepse orientimet tona në politikë të jashtme kanë kahje të kundërta. Përderisa Kosova stoikisht qëndron prapa SHBA-ve në të gjitha sfidat globale, Serbia vazhdon që të jetë sateliti dhe arma kryesore e Rusisë në Evropë.

I paraqita Ambasadorit Kosnett nevojën për marrëveshjen finale që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe kjo duhet të përmbyllet sa më shpejtë.

RH