16:54 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Haradinaj takohet me Kuqin, e quan personalitet të shquar!

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sot është takuar me Blerim Kuqin.

Ai përmes një postimi, bëri të ditur se kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe aspektet që lidhen me zhvillimin socio-ekonomik në Kosovë, shkruan Indeksonline.

“Gjithmonë kënaqësi që të takohem dhe bashkëbisedoj me personalitete të shquara si z. Kuqi që kontribuan në vazhdimësi per krijimin dhe ndërtimin e shtetit”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

“Bashkëbisedim me z. Blerim Kuqi për zhvillimet e fundit politike dhe aspektet që lidhen me zhvillimin socio-ekonomik në Kosovë. Gjithmonë kënaqësi që të takohem dhe bashkëbisedoj me personalitete të shquara si z. Kuqi që kontribuan në vazhdimësi per krijimin dhe ndërtimin e shtetit”.