Haradinaj takohet me Rodgers, i flet për bllokadën institucionale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin jorezident të Australisë në Kosovë, Richard Rodgers.
Bazuar në njoftimin e Haradinajt, ai dhe ambasadori australian folën rreth proceseve që po kalon Kosovë dhe situatën e sigurisë në vend dhe më gjerë.
Ndër të tjera, Haradinaj thotë se e njoftoi Rodgersin edhe për rolin e Aleancës në dhënien e zgjidhjes bllokadës institucionale.
“Australia ishte ndër shtetet e para njohëse të Republikës së Kosovës dhe mbështetëse e madhe në të gjitha proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar”.
“Me ambasadorin jo-rezident të Australisë në Kosovë, z. Richard Rodgers, biseduam për proceset që po kalon vendi ynë dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon. E njoftova ambasadorin Rodgers edhe për rolin konstruktiv të Aleancës në dhënien e zgjidhjes bllokadës institucionale. Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Australisë për Kosovën dhe kërkova që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në proceset e ardhshme”, ka shkruar i pari i AAK-së në Facebook.