12:40 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takohet me xhudistët, iu jep një zotim të madh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur ekipin e Xhudos së Kosovës.

Në këtë takim, ku ishte e pranishme edhe kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi dhe trajneri Driton Kuka, Haradinaj u zotua se do të krijoj kushte të mira për xhudistët me normë olimpike.

Ky është postimi i Haradinajt në Facebook:

Gjeneratës së artë të xhudos me normë olimpike të prirë nga strategu Driton Kuka, pata kënaqësinë t’i shpreh mirënjohjen dhe konsideratat më të thella, për ngritjen e Kosovës në brend botëror në këtë sport. Vetëm këtë vit i kanë sjellë vendit 21 medalje, duke e lartësuar flamurin tonë. U zotova se heronjtë tanë, që na bëjnë krenarë dhe na japin vullnet për të tejkaluar të gjitha sfidat që Kosova i ka përpara, nuk do t’i lëmë vetëm në këtë maratonë suksesesh, duke u krijuar me urgjencë kushte të volitshme infrastrukturore. RH