17:30 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takon Engel: Faleminderit mik i shqiptarëve! (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të takimeve të shumta në shënim të përvjetorit të dhjetë të shtetësisë së Kosovës, sot ka pritur në takim mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin amerikan Eliot Engel, i cili shoqërohej nga Jason Steinbaum, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, shqiptaro-amerikani Haxhi Bajraktari dhe personalitete të tjera. Kryeministri falënderoi kongresistin për përkushtimin e tij të pakursyer në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.

“Në kohën kur po festojmë 10 vjetorin e shtetësisë, dua të shpreh falënderimet e popullit tonë për punën e palodhur dhe ndihmën e pakursyer që ju dhatë, në ndërtimin tonë si shtet. Ju besuat në ne, besuat në kauzën tonë për liri. Faleminderit mik i shqiptarëve. Faleminderit Elliot Engel” tha Haradinaj.

Në anën tjetër Engel uroi kosovarët për përvjetorin e pavarësisë, duke shpreh mbështetjen e tij në rrugën e vendit drejt zhvillimit ekonomik, demokratik dhe konsolidimit të shtetndërtimit. /Indeksonline/