Haradinaj takon gratë deçanase: Kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në përpjekjet për liri

Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka takuar gratë deçanase.
Ai u shpreh se ato kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në përpjekjet për liri, derisa tha se sot janë të angazhuara fuqishëm në zhvillimin dhe vendimmarrjen e komunës.
“Sot, në takim me gratë deçanase, pata nderin të bisedoj me ato që kanë qenë pjesë e çdo etape të historisë sonë. Gratë e Deçanit kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në përpjekjet për liri, ndërsa sot janë të angazhuara fuqishëm në zhvillimin dhe vendimmarrjen e komunës”.
“Në qeverisjen e kryetarit Bashkim Ramosaj, ato kanë pasur hapësirën e merituar, duke qenë pjesë e vendimmarrjes dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në projekte e procese që i kanë dhënë zhvillim Deçanit. Mbështetja e tyre e dëshmuar sot është garancia më e fortë për vazhdimin e një pune që nuk ndalet”, shkroi tutje Haradinaj.