75 Mall Live Search
18:50 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Haradinaj takon kategoritë e lirisë në Gjakovë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj, vizitoi sot Gjakovën.

Haradinaj zhvilloi takimin atje bashkë me njërin prej themeluesve të UҪK-së, Gjeneralin Lahi Brahimaj, njëherësh kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, si dhe kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin.

Haradinaj u shpreh se Gjakova është ajo që i fali shumë lirisë së Kosovës, ai po ashtu tha se u ndje shume i lumtur që u takua me bashkëluftëtarët e tij dhe familjet e dëshmorëve në Gjakovë, aty ku edhe shpalosi detajet e Programit të Aleancës dhe u garantoi përkrahje nga shteti, atyre që kontribuan aq shumë për vend.