Haradinaj takon Mehmet Krajën, diskutuan edhe për aktakuzat e fundit nga Gjykata Speciale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me numri një të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.
Ndër të tjera, në takim është diskutuar edhe për aktakuzat e fundit ndaj Thaçit e Veselit.
“Pata nderin që në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të zhvilloja një bisedë të çmuar me kryetarin Mehmet Kraja me bashkëpunëtorët.
Tema të interesit nacional dhe sfidat qe po i kalon vendi. Diskutuam për situatën me pandemi si edhe për dy projektet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve për energji dhe arsim.
Po ashtu biseduam për sfidat e reja të vendit, dialogun, propozim aktakuzat për presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli dhe paralajmërimet për aktakuza të reja ndaj pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.
Ishte një ndjenjë e përbashkët se edhe në këtë situatë të ndjeshme, të veprojmë me mençuri dhe të mbrojmë interesin nacional”, shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/