75 Mall Live Search
11:59 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj takon Ministrin e Shëndetësisë së Gjermanisë, flitet për bashkëpunim mes dy shteteve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn.

Takimi është quajtur i frytshëm, ndërsa kryeministri vlerëson se raportet mes dy shteteve janë në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Gjermania vazhdon të jetë përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe shtetit gjerman janë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe ky bashkëpunim po intensifikohet përmes investimeve në sektorin e shëndetësisë dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes asistencës së ekspertëve gjermanë.

Kënaqësi ta prisja Ministrin e Shëndetësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e shëndetësisë, në certifikimin e mjekëve, infermierëve, ngritjen e shërbimeve mjekësore dhe përmirësimin në arsimin mjekësor duke rritur kapacitetet e Kosovës në ofrimin e shërbimeve mjekësore për në tregun gjerman dhe atë europian.

Për më shumë, Parku Inovativ Gjerman në Prizren është mundësi e mirë për të bashkëpunuar në këto fusha” shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/