75 Mall Live Search
11:31 / E Martë, 17 Janar 2023 / L K

Haradinaj takon përfaqësuesin e Ambasadës së Japonisë, bisedojnë për bashkëpunimin e ndërsjelltë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka takuar të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Haradinaj gjatë këtij takimi me Yamanaka, bisedoi për situatën aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme. 

Po ashtu, Haradinaj u ftua të marrë pjesë në shënimin e Ditëlindjes së Perandorit, më 23 shkurt.