Haradinaj me pjesëtarët e “Handikos”-it: Do të ketë gjithëpërfshirje, punësim dhe arsimim
Kryeminsitri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka takuar sot pjesëtarët e “Handikos”-it, të cilëve u ka shpalosur zotimet e tij për gjithpërfshirje, punësim, e drejtësi shoqërore.
“Në një takim me pjesëtarët e “Handikos”-it, sot kam shpalosur zotimet tona për gjithpërfshirje, punësim dhe drejtësi shoqërore për të gjithë personat me aftësi të kufizuara në vend”, ka theksuar Haradinaj në një postim në Facebook.
Haradinaj ka përmendur edhe vendimin e Qeverisë së tij për futjen në pension të 2.500 qytetarëve me paraplegji dhe tetraplegji.
“I lumtur që vizioni ynë zbatues ka rezultuar me veprime konkrete siç është vendimi për pensionin për rreth 2.500 qytetarë kosovarë me paraplegji dhe tetraplegji, si edhe miratimin e rregullores për lehtësi doganore dhe tatimore për punëdhënësit që punësojnë persona me aftësi të kufizuar dhe për personat me aftësi të kufizuar që ushtrojnë veprimtari të pavarur”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se me vullnetin dhe, punë do t’i sigurohet çdo fëmije dhe të rrituri me aftësi të kufizuar të gëzojë të drejta të barabarta duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për të gjithë.
“Po sot, bashkë me anëtarët e “Hendikos”-it kujtuam një nga aktivistet e hershme të kësaj organizate, të ndjerën Sabrije Zeqaj”, ka theksuar ai.