14:42 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj takon shefat e GP të koalicionit, këto janë temat që diskutuan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim shefat e Grupeve Parlamentare të PDK-së, AAK-së dhe Nismës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se në takim u diskutua për intensifikimin e angazhimeve të Qeverisë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Përmbushja e agjendës legjislative për vitin 2019 është një nga prioritetet e Qeverisë dhe në këtë frymë, sot prita në takim shefat e grupeve parlamentare të partive të koalicionit qeverisës Memli Krasniqin nga PDK, Ahmet Isufin nga AAK dhe Bilall Sherifin nga Nisma.

Kosova ka nevojë për një dinamikë të re të bashkërendimit të punëve Qeveri – Kuvend dhe ky takim është në funksion të intensifikimit të angazhimeve tona për ta përmbyllur agjendën legjislative, pjesë e detyrimeve tona për integrim euro-atlantik. /Indeksonline/