75 Mall Live Search
17:53 / E Shtunë, 20 Shkurt 2021 / OSH

Haradinaj takon shefin zyrës së BE-së: Kërkon mbështetjen në sfidat të cilat e presin vendin

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pritur në takim sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Haradinaj ka thënë se ka kërkuar nga ambasadori Szunyog, mbështetjen e tij dhe të BE-së, në sfidat të cilat e presin vendin, liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ambasadori Szunyog vlerësoi lart procesin zgjedhor në të cilin kaloi vendi ynë. Duke shprehur qëndrimet e mia dhe të Aleancës, vlerësova zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë, zgjedhje që i kanë dhënë Kosovës një avantazh si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, në sfidat të cilat e presin vendin tonë, liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”.