Haradinaj takon të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, bisedojnë për zhvillimet aktuale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.
Haradinaj thotë se kanë biseduar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 9 shkurtit, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si edhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.