75 Mall Live Search
16:19 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / AR

Haradinaj takon Ulrika Richardson: Bisedojnë për sfidat që po kalon vendi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim Ulrika Richardsonin, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë biseduar për sfidat që po kalon Kosova.

“Takova sot znj. Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së në Kosovë. 

Biseduam për sfidat që po kalon vendi ynë dhe i shpreha mirënjohjen time për angazhimin e saj dhe ekipit kosovar të OKB-së. 

Kosova është përcaktuar për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB që të zërë vendin e saj të barabartë me shtetet e tjera”, ka shkruar Haradinaj.