75 Mall Live Search
12:43 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takon zv. Drejtorin e AKI-së në largim, tregon çka ka kërkuar nga ai!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim pune zëvendës Drejtorin në largim të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Latif Merovcin.

Haradinaj ka vlerësuar  kontributin 7 vjeçar të nën udhëheqësit të AKI-së, transmeton Indeksonline.

“Edhe pse tani zotëri Merovci është liruar nga përgjegjësitë e tij, kërkova nga ai që edhe më tutje t’i shërbej atdheut, duke kontribuar me eksperiencën dhe profesionalizmin e tij në cilindo angazhim që do ta ketë”, ka shkruar i pari i Qeverisë.

Postimi i plotë:

Prita sot në takim zv. Drejtorin në largim të AKI-së, z. Latif Merovci.

Në këtë takim pune e falënderova z. Merovcin për kontributin e tij 7 vjeçar në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës.

Edhe pse tani zotëri Merovci është liruar nga përgjegjësitë e tij, kërkova nga ai që edhe më tutje t’i shërbej atdheut, duke kontribuar me eksperiencën dhe profesionalizmin e tij në cilindo angazhim që do ta ketë. RH./Indeksonline/