12:56 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Taksa 100% do të vazhdojë, në dialog nuk diskutohet për kufij

Para pak çastesh është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Haradinaj. 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ritheksuar se në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të diskutohet për kufijtë.

Sipas tij qëllimi i vetëm është që të arrihet një kontratë mes dy vendeve për normalizim të marrëdhënieve.

Gjatë fjalimit të tij ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij karshi taksës prej 100 për qind, duke thënë se do të qëndrojë në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën.