75 Mall Live Search
15:00 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Taksa ndaj Serbisë mund të mbetet përjetësisht

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se sot me ambasadorin amerikan, Philip Kosnet kanë biseduar për tema të ndryshme bilaterale.

“Kemi biseduar për vizitën, që pritet të vijë një delegacion i kongresmenëve. Dialogu është një proces që ka nisur para taksës dhe s’bën të kushtëzohet. Arritja e një marrëveshje është në interes edhe të Kosovës. Marrëveshja nënkupton që i zgjidh çështjetet e hapura mes dy shteteve me njohje, ulëse në OKB dhe tregtinë e lirë. Por nuk vjen njëra para tjetrës”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë, transmeton Indeksonline.

Sipas kryeministrit, ekziston mundësia që taksa ndaj Serbisë të mbetet përjetësisht.  

“Egziston mënyra me u hekë, por duhet të arrijmë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje. Është gabim me i dhënë premtime kujtdo për me suspendu taksën. Kemi lujt 20 vjet me kësi lojëra, tash është kohë tjetër. Por, ekziston edhe mundësia që taksa ndaj Serbisë të mbetet përjetësisht”, ka theksuar ai.

Haradinaj ka thënë se janë lidhur nga raportet me Serbinë, pasi që i kanë kushtuar Kosovës.

“Mendojë se përkundër faktit se të gjithë dëshirojmë ta shprehim dashurinë dhe respektin ndaj Amerikës, por kjo s’ka ta bëjë me përvojën time në partneritetin me Amerikën, por jemi lodh nga një gjendje e Serbisë e cila i ka kushtuar Kosovës. Unë jam kundër kësaj logjike dhe do t’i mbetëm besnik”, ka shtuar tutje ai. /Indeksonline/