75 Mall Live Search
20:20 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Haradinaj, deputetëve që kanë ikur nga seanca: Mos jeni mërzit t’u na këqyr në televizion

Në debat për arsim në Kuvend, në fjalimin e tij  i shkurtër ka qenë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Në formë humori, Haradinaj ka patur një porosi për deputetët e Kuvendit, të cilët nuk kanë qëndruar në Kuvend.

Në sallë aktualisht kanë mbetur fare pak deputetë.

“Shpresoj që s’i kemi lodh as deputetët tonë që na shohin përmes televizionit. Se nashta janë mërzit t’u na këqyr neve”, tha Haradinaj.

Tutje, ai tha se për gjendjen në arsim, ministri aktual do ta ketë përkrahjen e AAK’së.

“Ministri i Arsimit do të ketë përkrahjen tonë meqë e dimë që situata nuk është aq e mirë. Do të nxisim edhe rritjen e buxhetit, në mënyrë që të përmirësohen edhe kushtet e punës”, ka thënë tutje Haradinaj.