17:55 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Haradinaj te Dheu i Bardhë: Kemi kufinj më të sigurtë, sepse e forcuam Policinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, ku ka biseduar më zyrtarë të Policisë së Kosovës ligjur me gjendjen atje.

Haradinaj ka thënë se sot Kosova ka kufij më të sigurt e kontrolla më efikase doganore për arsye se, forcimi i Policisë së Kosovës ka qenë prioritet i Qeverisë së tij.

“Në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” pashë nga afër përkushtimin e policisë sonë kufitare dhe Doganave në kontrollin e kufirit shtetëror, si dhe shërbimet cilësore për qytetarët. Forcimi i policisë dhe profesionalizmi ka qenë ndër prioritetet tona qeverisëse dhe sot Kosova ka kufij të sigurt dhe kontrollë efikase doganore. 100% shtet për 100% mirëqenie të policëve e doganierëve”, ka shkruar Haradinaj.