75 Mall Live Search
11:10 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Thirrje publike të votohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje publike që të votohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

“Pajtohem që debati është konsumu, unë bëj thirrje që këtij Projektligji për rimëkëmbje ekonomike t’i jepet mbështetje në lexim të mirë. E përshëndes edhe Qeverinë që ka ardhur në Kuvend sot, e ka për detyrë dhe për obligim dhe ky ligj ta marrë edhe përkrahjen e deputetëve. Edhe opozita t’i inkorporojë idetë e tyre, edhe Qeveria”, ka thënë Haradinaj. /IndeksOnline/