Haradinaj thirrje shqiptarëve në Maqedoni të Veriut: Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti!
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/02/ramush-albin-kurti-haradinaj-aak-vv.jpg)
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, lidhur me ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, ku kërkoi që punimet të nisin sa më shpejtë dhe tha se vonesat janë të paarsyeshme.
Pas kësaj deklaratë, Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që të mos i besojnë Kurtit.
Për të tha se i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet në Kosovë, përfshirë edhe rrugën e Plavës.
Haradinaj ka thënë se Kurti tentoi njëjtë edhe në Shqipëri, por që “nuk i besuan dhe e përzunë”.
“Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës. Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren. Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij”, ka shkruar Haradinaj.
![May be an image of one or more people, lighting, crowd and text](https://scontent.fprn12-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/366839632_682648687234718_5361474624702061207_n.jpg?_nc_cat=100&cb=99be929b-59f725be&ccb=1-7&_nc_sid=dd63ad&_nc_ohc=iVbLeKayfYwAX8qhILG&_nc_ht=scontent.fprn12-1.fna&oh=00_AfAkVJIx5WMcWD7slC73is92TeJx-hgjOJpBZrPS80bB6A&oe=64DCBB82)