21:46 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj thotë se do ta njihte Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka komentuar votën e Shqipërisë kundër presidentit amerikan, Donald Trump.

I pyetur gjatë një interviste në rtk se cili do të ishte udhëzimi i Haradinajt për Ambasadorin e Kosovës, nëse vendi ynë do ta kishte mundësinë për të votuar, Haradinaj do ta përkrahte presidentin Trump.

Ka thënë se vota e Kosovës do të shkonte në përkrahje të Trump duke e njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Kisha votua ashtu si presidenti Trump. E kam vështirë me komentua votën e Shqipërisë por kështu mendojë unë”, ka thënë Haradinaj.