Haradinaj thotë se e synon postin e presidentit këto zgjedhje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur se në këto zgjedhje, ai është i fokusuar tek pozita e presidentit më shumë se te ajo e kryeministrit.
Ai u shprehë se AAK e ka pasur nderin që të jetë dy herë kryeministër, kurse tash fokusin do ta ketë tek pozita e presidentit, transmeton Indeksonline.
“Siguria, ecja përpara me parametrat e sigurisë, me aftësu Kosovën në NATO, me qenë të aftë në sigurinë, me garantu sigurinë e përtjeshtme të Kosovës jo vetëm të një etapë. Janë sfida që e presin Kosovën me Gjykatën Speciale dialogun, situata me ekonominë, krijimi i besimit. Te siguria është kryesisht në NATO, pritoritet është anëtarësimi i Kosovës në NATO. Ushtrinë me forcu dhe mbrojtjen popullore me bë si shtresë të popullit për mbrojtje, me dit si me u aftësu nëse ndodh rreziku. Ne po shkojmë në zgjedhje me zgjedh presidentin, e jo vetëm për qeveri.”
“Ne e dimë që është vështirë me i fitu zgjedhjet. Unë kam qenë dy herë kryeministër, Alenaca ka njerëz të suksesshëm, njerëz të zotë, por në respektim të qytetarit, të votuesve që mos me dal tepër të ekzagjeruar ne nuk kemi synuar dy pozita. Po fokusohemi te pozita e presidentit”, tha Haradinaj në RTK./Indeksonline/