Haradinaj thotë se ka biseduar me Krasniqin e Abdixhikun, a mund të ketë bashkëpunim me VV-në në komuna?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ka pasur komunikim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku pas zgjedhjeve lokale.
Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që degët e AAK-së, të kenë bashkëpunim me Vetëvendosjen në komuna të caktuara.
Në një intervistë për IndeksOnlinen, i pari i AAK-së ka folur edhe për zgjedhjet e mundshme të parakohshme, të cilat, sipas tij, mund të mbahen në dhjetor./IndeksOnline/