75 Mall Live Search
12:33 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / L K

Haradinaj thotë se me Raportin e progresit u dëshmua se agjenda e Kurtit është largimi i Kosovës nga integrimet evroatlantike

Ramush Haradinaj e ka komentuar Raportin e progresit i cili iu dorëzua dje kryeministrit Kurti.

Kreu i AAK-së ka thënë se me këtë raport u dëshmia se agjenda e Kurtit është largimi i Kosovës nga të gjitha integrimet evroatlantike.

“Raporti i progresit, ashtu siç pritej, reflekton në masë të madhe shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë dhe largimin e vendit nga të gjitha proceset që e përafrojnë drejt Bashkimit Evropian. Kjo shfaqet në cenimin e demokracisë parlamentare, ndërhyrjet në media, sabotimin e sistemit të drejtësisë, defektet në prokurim, e pothuajse në çdo fushë të jetës.
Në katër vjetët e fundit, Kurti e largoi dhe e sabotoi Kosovën nga proceset që e bëjnë anëtare të NATO-s. Me këtë raport shihet se e gjithë agjenda e tij është largimi i Kosovës nga të gjitha integrimet evroatlantike.
Largimi i Kurtit nga qeverisja po shndërrohet çdo ditë në një obligim kombëtar për të gjithë ne”, shkruan Haradinaj në reagim./Indeksonline/