75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 05 Tetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj thotë se MSA-ja e sjell liberalizimin e vizave

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në një takim me shoqërinë civile ka folur për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së MSA-së, përderisa bëri lidhjen e saj edhe me demarkacionin.

“Zbatimi i MSA-së është vetvetiu materia që sjell liberalizimin. Ne e dimë që këtu lidhet edhe demarkacioni, sepse marrëveshja që nuk është ratifiku nga të dy parlamentet është projekt marrëveshje. Ne nuk do të bëjmë ndonjë zbulim”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë takim është diskutuar edhe për rolin e shoqërisë civile dhe transparencën e institucioneve, me ç’rast Haradinaj vlerësoi që ka mangësi të zbatimit të ligjeve ndërsa për shoqërinë civile ka thënë që duhet të ruaj pozicionin e saj.

“Unë pres që vërtetë të jemi vetvetja, pra shoqëria civile të jeni në bazë të asaj që përfaqësoni, që nuk është ekzekutivi, por ta ruani pavarësinë tuaj sepse ne nuk e vlerësojmë përkëdheljen” deklaroi kryeministri, njofton klan kosova.