75 Mall Live Search
11:07 / E Premte, 20 Shtator 2024 / S Z

Haradinaj thotë se po i ngushtohet rrethi mafisë energjetike

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale. Mihali është ftuar të merret në pyetje për rastet e ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.

E lidhur me këtë ka reaguar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka pohuar se veprimet e fundit të drejtësisë, po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit. Ndërsa ka thënë se mafisë energjetike, po i ngushtohet rrethi.  

“Po i ngushtohet rrethi mafisë energjetike. Veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë. Mafia Energjetike duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. Po i ngushtohet rrethi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Indeksonline/