Haradinaj thotë se sot u shkel dinjiteti i qytetarëve të Kosovës, kërkon nga Qeveria të reagoj menjëherë

Kisha Ortodokse Serbe ka mbajtur liturgji fetare të enjten në kishën e papërfunduar në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës.
Por, i mënjëhershëm ka qenë reagimi i Daut Haradinajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton “Indeksonline”.
Ky veprim, sipas tij, është shkelje e dinjitetit të Republikës sonë e mbi të gjitha ofendim ndaj qytetarëve tanë.
Haradinaj, ka kërkuar që Qeveria dhe komuna të reagojnë menjëherë.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Me gjithë respektin për liritë fetare, liturgjia ortodokse serbe e mbajtur sot në kishën e kontestuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, kishë kjo e ndërtuar mbi idetë fashiste millosheviqiane, është shkelje e dinjitetit të Republikës sonë e mbi të gjitha ofendim ndaj qytetarëve tanë.
Qeveria dhe Komuna të reagojnë menjëherë!