75 Mall Live Search
14:25 / E Mërkurë, 15 Qershor 2022 / LB

Haradinaj thotë se UÇK dhe populli janë një, fton veteranët të mobilizohen për protestën e nesërme

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ftuar veteranët që nesër të mobilizuar të protestojnë për dinjitetin e mohuar. Në një shkrim  në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se protesta le të jetë e qytetëruar.

Ish deputeti i AAK-së, ka ftuar mazhorancën parlamentare që të reflektojnë dhe t’ia kthejnë veteranit dinjitetin.

“Ushtari i UÇK-së nuk e meriton një trajtim të tillë nga shteti sepse UÇK dhe populli janë një”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i plotë i tij:

E drejta e veteranit për të protestuar është e drejtë për të cilën kemi luftuar e mbi të cilën e kemi ndërtuar shtetin.

Ftoj veteranët që nesër të mobilizuar të protestojnë për dinjitetin e mohuar. Protesta le të jetë e qytetëruar.

Ftoj mazhorancën parlamentare që të reflektojë dhe t’ja kthejë veteranit dinjitetin. Ushtari i UÇK-së nuk e meriton një trajtim të tillë nga shteti sepse UÇK dhe populli janë një.