15:25 / E Shtunë, 06 Tetor 2018

Haradinaj tregon datën e rivarrimit të Ilir Konushevcit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Halit Konushevcin, babain e Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka thënë se është vendosur që më 27  nëntor të këtij viti, që përkon me festën e flamurit, do të bëhet rivarrimi i Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci, dhe të mjekut e bashkëluftëtarit të tij, Hazir Mala, në varrezat e dëshmorëve, në kryeqytetin e vendit, Prishtinë.

“Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga nëntori i këtij viti do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, në një ceremoni që organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim të ekzekutivit.

Rikujtojmë, se Ilir Konushevci ishte një prej figurave të shquara dhe një prej prijësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)./Indeksonline/