75 Mall Live Search
13:09 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Haradinaj tregon disa nga vendimet më të mëdha të tij

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka numëruar disa nga vendimet të cilat i quan madhore, gjatë qeverisjes së tij.

Haradinaj i ka renditur 24 vendime të qeverisjes së koalicionit PAN, ndër të cilat ka përfshirë: Ruajtja e tërësisë territoriale të Kosovës, taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe, Ligjin për Ushtrinë, Ligjin e Pagave, statusin e Trepçës e të tjera.

Më poshtë postimi i plotë i Haradinajt:

100% KOSOVË

Të dashur qytetarë,

Ne guxojmë të krijojmë. Gjatë kësaj periudhe qeverisëse, këto janë vetëm disa nga vendimet madhore që janë realizuar.

1. Ruajtja e tërësisë territoriale dhe e sovranitetit të vendit 

2. Taksa 100% ndaj produkteve serbe 

3. Ligji për Ushtrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, shërbimi në Ushtri, FSK 

4. Shmangia e kolapsit energjetik që në ditët e para të Qeverisjes 

5. Statuti i Trepçës, bordi, xhirollogaritë, Trepça 100% Kosovë

6. Zonat ekonomike në Komuna 

7. Ligji për Investime Strategjike 

8. Ligji i Pagave 

9. Ligji i Prishtinës 

10. Përmbushja e kritereve për Liberalizimin e vizave 

11. Buxheti më i madh në historinë e Kosovës për vitin 2019, në vlerë prej 2.3 miliard euro 

12. Kosst-i i pavarësuar 

13. Njohja e statusit te viktimave te dhunës seksuale gjate luftës 

14. Ligji i Statusit të Punëtorëve Arsimorë për vitet e ‘90-ta 

15. Rikthimi i Pallatit të Rinisë Komunës se Prishtinës 

16. Lirimi nga tatimet në import të pajisjeve të teknologjisë informative me tatim zero doganor dhe lirimet nga taksat doganore për lëndë të parë për prodhuesit vendorë

17. Zgjidhja e statusit te zjarrfikësve dhe nivelizimi i koeficienteve 

18. Zona e Veçante Ekonomike Amerikane ne Gjakove dhe Parku Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman ne Prizren 

19. Aksioni për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat dy dekadëshe

20. Vendimi për kompensimin e orëve shtese për punën jashtë orarit te zyrtareve policore 

21. Fuqizimi i sistemit te drejtësisë përmes: rritjes se pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, miratimi i pakos se ligjeve te Agjendës se Reformave Evropiane për sistemin e drejtësisë 

22. Ligji për ndalimin e lojërave te fatit 

23. Shpëtimi i Telekomit nga kontratat e dëmshme 

24. Kthimi i pronave për nevojat e Komunave të Kosovës.