75 Mall Live Search
08:56 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / LB

Haradinaj tregon pse lëshoi takimin e përbashkët me Kurtin: Na mbante ligjërata…

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka lëshuar pas 20 minutave takimin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë se është detyruar ta lëshoj takimin, sepse Kurti, sipas tij, mbante ligjerata e nuk tregonte se përse “ka prishur raportet me Ameriken”.

Postimi i Haradinajt:

Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.

Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.