Haradinaj tregon se çfarë ka biseduar me Merkelin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Haradinaj në këtë takim ka theksuar se janë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfshirë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, nga Merkel, Kryeministri ka marrë konfirmimin se Gjermania do të vazhdoj ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.
Postimi i plotë:
I nderuar me ftesën e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në rajonin tonë dhe për nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Sa i përket dialogut me Serbinë theksova se ne jemi për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse, ligjërisht obliguese, përfshirë njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues.

Me këtë rast e falenderova Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës të cilët, ndonëse i përkasin popullit më proeuropian, gjatë kohë janë mbajtur të izoluar.
Nga kancelarja Merkel mora konfirmimin se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar!/Indeksonline/


