Haradinaj tregon çfarë po i ndodh Kosovës nga Kurti: Mosbesim deri në pabesi e tradhti ndaj aleatëve tanë

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të ksoovës, ku po debatohet për gjendjen në veri tha se me kryeministrin Kurti, Kosovës po i ndodh mosbesim, pabesi e deri në tradhëti, ndaj aleatëve tanë.
“Ajo që ne nuk po e flasim, është se ku po shkon Kosova nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti. Me pak fjalë, po iu them mendimet e mia çka po i ndodh Kosovës nga Kurti dhe qeveria e tij, mosbesim deri në pabesi, jo befasi. Kryeministri Kurti i sotmi dikur udhëheqës i VV ka mbjell mosbesim të brendshëm gjithë kohn e ka ushqyër një mosbesim në çdo proces. Në vazhdimësi e ka kultivuar një mosbesim në aleatët e Kosovës dhe garantin tonë që është Amerika”, tha ai.
Ndërsa tha se nga ky mosbesim që po krijohet nga ai, ka bërë që Kosova të ndëshkohet
“Ky mosbesim i tij po ndodh si institucion dhe Qeveri. Rezultati i këtij mosbesimi të mbjellur nga ky po ndodhin ndëshkime, për shkak të pabesive të kryeministrit. Mosbesim deri në pabesi jo befasi nga kurti. Kurti i sotëm ka mbjell dhe ka nxit poshtërim të të gjitha figurave, e vlerave të krijuara me mund. Nga mosbesim ndaj aleatëve tanë deri në pabesi e deri në tradhti, fiton Rusia”, tha ai./Indeksonline/