16:22 / E Premte, 25 Shtator 2020

Haradinaj tregon se Gucati e kontaktoi derisa Eulex ishin në zyret e OVL të UÇK-së

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se sot e ka kontaktuar Hysni Gucati pak para arrestimit.

 “Hysni Gucati më thirri dhe më tha se po kërkojnë këta me qenë ti këtu me nënshkru, e mu me më marrë në Hagë”, ka thënë Haradinaj para mediave.

“Kjo na bën me mendu a kemi shtet, organe shtetërore dhe a kemi parlament. Na bën me mendu a kemi kushtetutë. A ka të drejtë dikush të hyjë në dhomën e fjetjes pa trokite, të mos flasim për zyrat. EULEX-i sillet me ne kështu sepse nuk na konsideron njerëz, të respektojë dikë, të mos e respektosh dikë të llogaritë se nuk je i respektuar”, tha tutje ai.

Tutje, nënkryetari i OVL-UÇK-së thotë se ishte nisur për të shkuar në zyrë, por kur u njoftua se aty më nuk e ka shefin e organizatës, nuk u është lajmëruar Eulexit.

“Pavarësisht punës së kësaj Gjykate ne nuk i njohim ata, secili njeri është në shtëpinë e vet. Ne kemi shtet për me qëndru në pushtet me ble qanta e kerre të shtrenjta. Unë nuk kam qenë këtu pasi që jam kon i lodhun prej intervistave” , ka thënë ai, transmeton IndeksOnline.

Lidhur me dosjet, që supozohet që janë të Tribunalit Special, e të cilat i ka publikuar OVL-UÇK, Haradinaj thotë se ata është dashur t’i ruajnë dokumentet e tyre.

“Ne arkivat tona po i ruajmë. Është dashur edhe ata t’i ruajnë vetë arkivat e tyre” , është shprehur Haradinaj.