75 Mall Live Search
17:35 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj tregon se kjo Shoqatë dha +25 mijë euro për familjen e policit të vrarë

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se për familjen e policit të ndjerë, Izet Demaj, do të ndahen +25 mijë euro të tjera, pasi Qeveria sot ndau 15 mijë.

“Sapo pranova një telegram ngushëllimi nga Shoqata e Bankave të Kosovës, përmes së cilit poashtu më njoftojnë se kanë marr vendim për ndarjen e 25 mijë eurove për familjen e policit të ndjerë Izet Demaj. Mirënjohje bankierëve të vendit për këtë gjest, i cili dëshmon se qytetarët e vendit e çmojnë sakrificen kulmore të policit Demaj që me heroizmin e tij promovoi një vlerë të re, me jetë në mbrojtje të ligjit”, ka shkruar Haradinaj.