75 Mall Live Search
20:54 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haradinaj tregon se në versionin e parë të marrëveshjes ishte pika për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në “Debat Plus” ka zbuluar se në versionin e parë të marrëveshjes Kosovë-Serbi, që u nënshkrua në Uashington, ishte një pikë ku garantohej njohja reciproke.

Por, ai ka thënë se nuk ishte me versionin e parë pasi që statusi i Ujmanit nuk ishte i rregulluar si duhet, transmeton Indeksonline.

“Unë kam qenë i alarmuar të enjten, rreth orës 4 pasdite Kam qenë i njoftuar me versionin e parë që ju ka dhënë dy palëve.”

“Në versionin e parë ishte një pikë që ishte me rëndësi, pika e 10-të, e cila thoshte se eksplicit palët bijnë dakord për njohje reciproke dhe marrje të garancave të komuniteteve. Ne kemi ditë nga fillimi që një dreq mundet me u përbiru, një pasojë për Kosovën që do të mund të interpretohej në Beograd si fitore e Serbisë.”

“Këtë dokument e kemi identifikuar si rrezik për situatën me Ujmanin, se nuk kishte një precizitet, thojke vetëm palët bijnë dakord me nda Ujmanin si burim të sigurt të furnizimit me ujë e energji. Pra, palët bijnë dakord por nuk thoshte as si, as çka, pra ishte rrezik. Përkundër faktit se pika 10-të ishte në rregull, ishte interesi, por ajo frika që ka ekzistuar çdo herë do ta paguajmë ndonjë pasojë, na detyroj me e rritë vigjilencën tek kjo pikë”, u shprehë Haradinaj./Indeksonline/