13:44 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / OSH

Haradinaj tregon se pse nuk ka pranuar të vaksinohet në Shqipëri

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se nuk ka pranuar që të vaksinohet në Shqipëri.

Ai në një konferencë për medie tha se do të vaksinohet pasi vaksinë ta marrin 2/3 e qytetarëve të vendit.

Madje sipas tij, masat e reja janë fshehje nga përgjegjësia që ende nuk është siguruar vaksina.

“Mbyllja e ekonomisë është fshehje dhe kjo Qeveri nuk e mban përgjegjësinë pse s’ka vaksina ende.”

Haradinaj edhe të mërkurën e ka quajtur deputetin e VV-së, Salih Zybën sekser klasik që ka marr përsipër trafikimin e votave për zgjedhjen e Vjosa Osmani si presidente.

“Zoti Zyba kanë kontaktuar me deputetët tanë dhe njëri nga këta deputet me mu, por përgjigja ka qenë se ju jeni sekser, por jam i gatshëm me u taku me kryetarin e VV-së, por duhet të ndalen këto oferta dhe zoti Zyba është një sekser klasik që ka marr përsipër trafikimin e votave”.