75 Mall Live Search
09:39 / E Martë, 15 Korrik 2025 / A. M.

Haradinaj: Trendafilova & Co, grup kriminal

Apeli i Speciales ia uli dënimin nga 18 në 13 vjet “Ujkut të UÇK-së”, Pjetër Shalës.

Ky vendim ngjalli reagim edhe tek organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare.

Tema në fjalë u trajtua sot në Klan Kosova, në emisionin e mëngjesit “Ora 7”. Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, u shpreh tejet i revoltuar lidhur me këtë vendim.

Ai në Klan Kosova tha se kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, dhe ekipi i saj, janë një grup kriminal.