Haradinaj u apelon veteranëve për protestë të qetë, ka një thirrje për Qeverinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar për protestën e nesërme të veteranëve të UÇK-së. Ai ka apeluar për protestë të qetë e me dinjitet.
Siç thotë ai nga miratimi i ligjit për pagën minimale janë shkelur të drejtat dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë, raporton Indeksonline.
Po ashtu Haradinaj i bëri thirrje qeverisë ë ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim.
Postimi i plotë:
Protestoni qetë e me dinjitet
Fatkeqësisht me miratimin në lexim të parë të Ligjit për pagën minimale, qeveria dhe shumica parlamentare, kanë shkelur të drejtat dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë! Prandaj edhe protesta e veteranëve e thirrur për nesër është plotësisht e drejtë! I bëj thirrje qeverisë që ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim. Është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet. Duke qenë në përkrahje të plotë të kësaj proteste, apeloj tek të gjithë, që të protestohet qetë e me dinjitet!