Haradinaj: U bëj thirrje autoriteteve shqiptare, hiqeni taksën rrugore
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë që të hiqet taksa rrugore.
Haradinaj shtoi se kjo taksë duket si ndëshkim për popullin e Kosovës, shkruan Indeksonline.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë:
Isha duke u kthyer në Kosovë dhe i pashë kolonat e gjata duke e paguar taksën rrugore në Shqipëri.
Pa politikë, por i bëj thirrje autoriteteve shqiptare ta heqin këtë taksë e cila ka jo vetëm ka kosto por duket edhe si ndëshkim për popullin e Kosovës
