Haradinaj: U dakorduam të marrim një vendim të shpejtë për demarkacionin
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka theksuar se bashkë me kryeministrin malazez, Dusko Markoviq janë dakorduar që të marrin një vendim të shpejtë për demarkacionin.
Haradinaj ka thënë se Kosova dhe Mali i Zi janë shembull i fqinjësisë së mirë në rajon, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Kosova dhe Mali i Zi janë shembull i fqinjësisë së mirë në rajon.
Kryeministri Dusko Markovic u zotua që do t’i japë çdo lloj ndihme Kosovës në perspektiven e saj euro-atlantike.
Si politikanë të përgjegjshëm jemi dakorduar që të marrim një vendim të shpejtë dhe cilësor për demarkacionin e kufirit ndërshtetëror.
RH