21:18 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Haradinaj: U kujdesëm për kryeqytetin më shumë se të tjerët, i dhamë Ligjin për Prishtinën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot është takuar më strukturat e AAK-së në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë se Kryeqyteti e ka përjetuar dorën e nivelit qendror vetëm kur AAK udhëheqi me qeverinë. 

” Vetëm Aleanca i pagoi borxhin Prishtinës, duke e shtyrë para dhe miratuar Ligjin, i cili u mohua nga të tjerët. Ne u kujdesëm për Prishtinën më shumë se të gjithë të tjerët, edhe pse asnjëherë nuk na u dha besimi për ta udhëhequr”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. 

Ai ka falenderuar të gjithë kandidatët e Aleancës nga Prishtina mbi të gjitha të gjithë ata vetëranët e aleancës të cilët i qendruan besnik aleancës që nga fillimi është shprehur Haradinaj në rrjetin social fabeboook.

“Sot në takim me strukturat e degës së Aleancës në Prishtinë, falenderova të gjithë kandidatët, e në veçanti veteranët e Aleancës, ata që i mbetën besnik gjatë tërë këtyre viteve vizionit dhe programit të saj”, është shprehur Haradinaj. 

Ai ka shtuar se me bashkë kandidatët e tjerë për deputet “Oferta e Aleancës është më e mira për zgjedhjet e 14 shkurtit” duke u shprehur më tejë se kenaqësi i prinë kësaj liste me emra të lartë nga të gjitha fushat. 

Postimi i plotë:

Nuk ishte e lehtë për ne si Aleancë të fitojmë besimin e banorëve të kryeqytetit. Megjithatë, vetëm Aleanca i pagoi borxhin Prishtinës, duke e shtyrë para dhe miratuar Ligjin, i cili u mohua nga të tjerët. Ne u kujdesëm për Prishtinën më shumë se të gjithë të tjerët, edhe pse asnjëherë nuk na u dha besimi për ta udhëhequr. 

Njëjtë ka ndodhur edhe me Mitrovicën. Në momentin e parë që ishim në qeverisje të vendit, ne e finalizuam statusin e Trepçës. Por, as në Mitrovicë asnjëherë nuk morëm besimin për të udhëhequr. 

Ky raport që Aleanca e ka me Prishtinën dhe Mitrovicën, tregon qartë orientimin tonë drejt interesit nacional, e jo interesave të ngushta të politikave ditore.

Sot në takim me strukturat e degës së Aleancës në Prishtinë, falenderova të gjithë kandidatët, e në veçanti veteranët e Aleancës, ata që i mbetën besnik gjatë tërë këtyre viteve vizionit dhe programit të saj. 

Oferta e Aleancës është më e mira për zgjedhjet e 14 shkurtit. Unë me kënaqësi i prijë kësaj liste të intelektualëve të të gjitha moshave e profileve, si kandidat për President i cili bashkon, që garanton se si Kosovë po ecim në drejtimin e duhur, si President që i del përpara Serbisë dhe si President që di të punojë me aleatët tonë.

Uroj suksese për të gjithë kandidatët dhe ecim faqebardhë përpara.