Haradinaj: U morëm vesh me SBASHK-un
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar nxënësit për nisjen e mësimit të hënën.
Ai ka njoftuar se në takim me kryeparlamentarin Veseli e përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë arritur marrëveshje me sindikatat, transmeton Indeksonline.
“Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduam marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën. Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës”, ka shkruar Haradinaj.

