18:16 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: U nënshkrua Specialja, se premtoheshin viza e krijim i Ushtrisë së Kosovës!

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj duke folur për Gjykatën Speciale ka thënë se në fillim ishte premtuar që Kosova  do të ketë viza, ushtri e shumë të mira të tjera.

“Mendoj se kryesia natyrisht se duhet t’i trajtojë nënshkrimet, e ka obligim por çfarë vendimi merr për t’i trajtuar këto tema vendoset në Kryesinë e Kuvendit. Duhet pasur parasysh se jemi në pushim dhe kjo fazë amullie ka marrë formë të mjaftueshme. Duhet të ketë bisedime, edhe liderët të diskutojnë dhe jo krye në vete të bëjnë këso gjërash. S’ma merr mendja që frika e bëri këtë nguti. Punë e madhe që kanë informata, është ditur që do të merret epilog. Është dashur të dihet në vakt se do të vijë dita që do të ngritën fletë-arrestet. Kishin premtime shumë të forta në fillim, për viza  e ushtri, pra kanë pasur premtime shumë të mëdha për ta nënshkruar. Pesë pare s’i jepi sepse gjithë jetën e kam përpara. Kam humbur mbi 300 ushtarë , të cilët më kanë kaluar nëpër duar. Unë kam qenë ushtarë i zoti, nuk e kam fare problem ballafaqimin”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve serb sa i përket Gjykatës Speciale.

“S’mendoj as unë më mirë për serbët se ata. Nuk mendoj sa mendon ministrja e Serbisë për mua, nuk më intereson se çfarë thonë, ishin kamariera të Milloshit. Më vjen keq kur nëpër kafiteritë e Prishtinës, i gëzohen triumfit të Beogradit. Natyrisht se i fërkojnë duart, e mendojnë se ku të di se çka, pra ka asi që gëzohen. Sa ushtari i UÇK-së do të bashkohet për t’i ndalë veprimet politike ku tentohet të përfitohet në këtë situatë. Unë nuk jam krah i luftës, jam qytetarë i Kosovës, si çdo tjetër. Ndihem krenar, virtyti më i madh që mbaj në trup timin është se isha luftëtarë. Po mos të kisha atë vlerë lufte, pse do më ftonit ju më pas”, ka thënë Haradinaj.

Ai është pyetur edhe për mundësinë e gjykimit të presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale ku ka thënë se  edhe se prej 99-ës, pak ka zona të Dukagjinit, Drenicës e Shalës, Llapit e Kaçanikut që s’kanë kaluar nëpër procese të drejtësisë. Kemi raste që ende ka ushtarë brenda. Jam i hapur dhe i gatshëm për t’i përkrahur bashkëluftëtarët e mi. UÇK-ja s’ka bërë krime, ka mbrojtur Kosovën, krime ka bërë Serbia./Indeksonline/