18:00 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / MSH

Haradinaj u uron suksese futbollistëve të Kosovës në nisje të rrugëtimit drejt Kampionatit Evropian

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka urar futbollistët e kombëtares së Kosovës para ndeshjes së tyre të parë kualifikuese për Kampionatin Evropian, të cilën e zhvillojnë sot kundër Izraelit.

Shkrimi i Haradinajt:

Zemrat tona janë sot me futbollistët tanë, ku sot përballen me një sfidë të re. Në përballje me Kombetaren e Izraelit, nisin rrugëtimin drejt kualifikimit në një garë të nivelit të lartë ndërkombëtar, siç është Kampionati Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Forca Kosovë!