12:56 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Haradinaj udhëton për Gjermani, kthehet në Kosovë për përvjetorin e pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka udhëtuar drejt Gjermanisë për një vizitë zyrtare.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se Haradinaj ka shkuar në Munich, për të marr pjesë në një konferencë të sigurisë.

Në këtë konferencë që zgjat deri të dielën, pos Haradinajt, marrin pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sipas burimeve, Haradinaj nuk do të qëndroj deri në fund të konferencës tri ditore, por do të kthehet në Kosovë me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. /Indeksonline/